3 persona mposhtin koronavirusin në Korçë - Gazeta Express
string(41) "3-persona-mposhtin-koronavirusin-ne-korce"

Gazeta Express

02/04/2020 14:58

3 persona mposhtin koronavirusin në Korçë

Gazeta Express

02/04/2020 14:58

Ditën e sotme tre pacientë janë shëruar në Korçë pasi ishin prekur nga koronavirusi.

Një menaxher lokali dhe një çift të moshuarish kanë fituar luftën me covid19.

Lexo Edhe:

Drejtori i spitalit të Korçës, Litian Broka shkruan se një prej të moshuarve kishte sëmundje respiratore por në fund ja doli.

Broka ka dhe një falenderim epik dhe për doktorin Pëllumb Pipero.

Korça ka 15 raste me koronavirus, ndërsa 3 prej tyre tashmë janë të shëruar dhe do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë në shtëpi.

“Lajmi i dyte i mire per qytetaret e Korces, edhe cifti i pensionisteve Yzedini 79 vjet dhe Sanija 78 vjet, lene sot Spitalin Infektiv te sheruar plotesisht nga Covid 19.

Shqetesimi per Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga semundje respiratore por ja doli 🙂 fale trajtimit me kujdes ne Spitalin Rajonal te Korces dhe inpenjimit te mjekeve te Spitalit Infektiv

Edhe nje here faleminderit gjithe stafit mjeksor

Flmeminderit Dr. Pellumb Pipero per telefonatat pozitive ne keto dy dite dhe punen e pa lodhur ne front kunder Corona Virusit

Do te them dicka ne zhargonin Korcar ” te lutem kete dore mbaj”, shkruan drejtori i spitalit të Korçës.