3 Mënyra si ta përdorni lëngun e portokallit kundër gripit - Gazeta Express
string(59) "3-menyrat-si-ta-perdorni-lengun-e-portokallit-kunder-gripit"

3 Mënyra si ta përdorni lëngun e portokallit kundër gripit

Gazeta Express

11/12/2019 11:05

Lëngu i portokallit, përtej shijes së mirë që ka, ai ka një përmbajtje të lartë të vitaminave, të cilat shërbejnë si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta, ku përfshihen gripi dhe të ftohurat.

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide, të cilat e forcojnë sistemin imunitar dhe e bëjnë atë të aftë për t’u përballur me virozat e dimrit.

Lexo Edhe:

Disa nga përzierjet më të mira të portokallit janë:

Portokall, xhenxhefil dhe spec djegës– për këtë përzierje ju nevojitet lëng portokalli, ujë, xhenxhefil i grirë, shafran Indie dhe spec djegës. Këta përbërës hidhini në një mikser dhe lërini të vlojnë për 5 minuta. Preferohet të konsumohet i ngrohtë.

Portokall dhe çaj kamomili– përzieni disa copëza portokalli me çaj natyral të kamomilit, dhe konsumojeni atë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Portokall, hudhër dhe xhenxhefil- përzieni lëngun e portokallit me hudhër të grirë dhe xhenxhefil dhe konsumojeni atë në formë të tekes. Preferohet që të konsumohet në mëngjes dhe mbrëmje. /Express