2Pac është gjallë


Gazeta Express
6 Qershor 2019 13:27

Misteri që qëndron rreth vdekjes së legjendës së repit Tupac Shakur është një nga mitet që ka zgjatur më së shumti në botën e muzikës. Ai thuhej se u vra në 13 shtator të vitit 1996, por fansat gjithmon kanë dyshuar në vërtetësinë e provave që janë dhënë.

Shumë teori të ndryshme ekzistojnë rreth kësaj çështje duke filluar nga përfshirja e autoriteteve federale në fshehjen e provave. Tash së voni djali i atij që thuhet të ketë vrarë reperin, Suge Kinght deklaroi se 2Pac është gjallë dhe jeton në Malajzi.

Këto janë disa nga teoritë që mbështetin faktin se ai është ende gjallë:

Ai po jeton në Malajzi

Pra, kjo është teoria e fundit, dhe që ka ngjallur shumë debate se reperi mund të ejtë ende gjallë. Djali i Suge Knight tregoi disa mesazhe që gjoja është kërcënuar se ka zbuluar lokacionin e vërtet të 2Pac. Ai tregoi një foto në të cilën shiheshin 2Pac, Beyonce dhe 50 Cent duke qëdnruar së bashku. Pastaj djali i Suge Knight postoi një video që dukej se po ndiqej nga persona të panjohur të cilët ishin të nevrikosur se ai kishte zbuluar se reperi ishte gjallë.

Suge Knight vetë nuk beson që ai ka vdekur

Vetë njeriu i cili ishte pronar i shumë stduiove të njohura të repit dyshon në vdekjen e 2Pac. Ai ndodhet në burg për vrasje dhe nga aty ka folur për një dokumentar.

“Kur lashë spitalin, unë dhe Pac po bënim shaka me njëri tjetrin. Nuk mund të besoj se dikush mund i cili ishte në gjendje kaq të mirë mund të i përkeqësohej gjendja menjëherë”, tha Suge.

Në vitin 2014 Suge kishte deklaruar se 2Pac është gjallë dhe është diku duke pirë puro kubaneze. Ai u qëllua pas disa javëve duke i hedhur zjarrë spekulimeve se dikush donte të ia mbyllte gojën.

Jeleku antiplumb

Fakt tjetër nga vrasja është se Tupac nuk kishte veshur jelekun antiplumb. Shakur ishte i obsesionuar me mbrojtjen e vetvetes pasi kishte pasur antentate të mëhershme ndaj tij, andaj mosveshja e një antiplumbi në një meq të Mike Tyson nuk shpjegohet.

Anulimi i memorialit

Ngjarjet pas vdekjes së tij janë të dyshimta. Tupac thuhet se i është djegur trupi ditën pasi që u qëllua, në një ceremoni private për të cilën Suge Knight pagoi 3 milionë dollarë. Ai që e djegi trupin i shkroi të dhënat e tij. Ai shkroi se trupi peshonte 97 kg dhe ishte 182cm i gjatë. Por në [atentën e Pac shkruhet se ai ishte 177cm dhe peshonte 74kg. Personi që djegu trupin u zhduk pas ca ditëve dhe sgjë nuk u dëgjua më për të.

Tezja e tij ndodhet në Havana

Pac ka lidhje kubaneze në gjakun e tij. Nëna e tij ishte pjestare e ushtrisë çlirimtare kubaneze dhe më vonë emigroi në SHBA. Këtu teoria është se Pac u kthye në Kubë që të i shpëtonte jetës shum të famshme që po bënte dhe të jetonte një jetë të qetë.

Teoria e numrit 7

Natyrisht nuk ka histori konspirative që nuk përdorin numrin 7 apo jo? Tupac u qëllua me 7 shtator në moshën 25 vjeçare (2+5). Ylli vdiç në orën 04:03 dhe ditëlindja e tij ishte në 16 qershor. Nuk dihet se ku të dërgon kjo teori,/Express/

Te fundit


Kthehu lart