Gjon Junçaj, ish-këshilltar ligjor kundër korrupsionit, i cili ndihmoi në implementimin e reformës në drejtësi, kujtoi 28-vjetorin e vdekjes së prokurorit anti-mafia Giovanni Falcone.
Junçaj shkruan se Shqipëria ka nevojë për prokurorë si Falcone apo kolegu i tij Paolo Borsellino, “njerëz që vlerësojnë shërbimin publik dhe institucionet publike më shumë se sa fuqia politike dhe pasuria personale”.
Junçaj, prokuror amerikan dhe ekspert i luftës kundër korrupsionit ka kontribuuar në Shqipëri për reformën në drejtësi duke dhënë pas vitit 2015 asistencë dhe trajnime trupës së prokurorëve, të cilët do të aspironin për strukturat e reja të drejtësisë si Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) apo Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).
Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino ishin dy prokurorët anti-mafia të fillim-viteve ’90 të cilët sollën shkatërrimin e rrjetit më të fortë mafioz të Siçilisë.
Për shkak të detyrës ata u ekzekutuan me atentate mafioze, Falcone më 23 maj 1992 dhe Borsellino më 19 korrik 1992.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...