27- vjeçari i vrarë në Shkodër mik i reperit Stresi - Gazeta Express
string(50) "27-vjecari-i-vrare-ne-shkoder-mik-i-reperit-stresi"

27- vjeçari i vrarë në Shkodër mik i reperit Stresi

Gazeta Express

09/08/2020 14:33

Gjin Boriçi (Ndoji) është i riu që u ekzekutua këtë të diel në Shkejzë të Vaut të Dejës.

Ndoji u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugë pranë makinës së tij të marrë me qira.

Lexo Edhe:

Dyshohet se ai është qëlluar me një plumb në kokë. Ndërkohë policia ka gjetur katër gëzhoja kallashnikovi pranë vendit të ngjarjes.

Rreth një kilometër larg skenës së krimit, policia gjeti një makinë të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi 27-vjeçari është një person me precedentë penal të mëparshëm.

I riu jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë. Mësohet se ai ishte mik i reperit të njohur Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ai postoi një foto në rrjetet sociale sëbashku me 27-vjeçarin.

“Qofsh i xhenetit”, shkruan Stresi./klan