27 prilli, Zaev: Veljanovski ishte manipuluar nga Gruevski - Gazeta Express
string(56) "27-prilli-zaev-veljanovski-ishte-manipuluar-nga-gruevski"

Ballina

Gazeta Express

27/11/2020 15:58

27 prilli, Zaev: Veljanovski ishte manipuluar nga Gruevski

Ballina

Gazeta Express

27/11/2020 15:58

Ish kryetari i parlamentit, Trajko Veljanoski, ish ministrat Janakieski dhe Ristovski, sipas Zaev, nuk janë ata që urdhëruan ngjarjet e përgjakshme më “27 prill”. Ata u manipuluan, siç tha ai, nga organizatori kryesor, Nikolla Gruevski. Sot në gjykatë u mbajt seanca dëgjimore për hyrjen e dhunshme në Parlament ku Zaev dëshmoi si i thirrur nga mbrojtja.

Informacionet si kreu i partisë më të madhe politike në vend më vënë absolutisht në përgjegjësi që ta them atë që ndodhi më 27 prill. Që një akuzë kaq serioze të udhëhiqet kështu, mendoj që nuk është korrekte për sistemin ligjor e as për qytetarët – tha Zoran Zaev, dëshmitar.

Lexo Edhe:

Edhe pse nuk është praktikë gjyqësore, Zaev në sallën e gjykatës kërkoi, ndërsa gjykatësi Ilija Tërpkov dha pëlqim që të shtonte çfarë dinte lidhur me këtë rast. Gjykatësi më pas nuk e lejoi prokuroren Villma Ruskovska të reagojë. Duke dalë nga salla, Ruskoska nuk u përgjigj nëse Zaev në këtë mënyrë ndërhyri në punën e gjykatës.

Kryeministri u thirr sot si dëshmitar. Nuk u thirr si ekspert për të dhënë mendimin e tij. Ai nuk ofroi ndonjë dëshmi se këta njerëz nuk janë një nga organizatorët. Absolutisht nuk jam dakord me deklaratën se ata kanë qenë të manipuluar – deklaroi Villma Ruskovska, prokurore.

Dëshmia e Zaevit sot është lajm i mirë për avokatët e të akuzuarve.

Edhe ne gjithashtu u befasuam nga deklarata e tij, por përsëri, sinqeriteti është i mirëseardhur – deklaroi Elenko Millanov, avokat.

Për hyrjen e dhunshme në Parlament nuk ka seancë për Gruevskin pasi u arratis nga vendi. Gjykimi do të vazhdojë të mërkurën e ardhshme me dëshmitarë të tjerë të palës mbrojtëse sepse sot seanca u ndërpre pasi Spiro Ristovski kishte temperaturë të lartë.