25 persona i plotësojnë kushtet për të qenë në SPAK, kush është kandidati që u përjashtua nga gara


Gazeta Express
16 Korrik 2019 11:56

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të martë për të diskutuar në lidhje me kandidatët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si dhe për të miratuar listën e kandidatëve që janë të përshtatshëm për të garuar.

Relatori i komisionit të posaçëm për ngritjen e SPAK Sandër Beci, u shpreh se 25 kandidatë i plotësojnë kushtet formale për të qenë anëtarë, ndërsa njëri prej tyre është përjashtuar nga gara. Fjala është për kandidatin Gëzim Cena, avokat, i cili është përjashtuar nga gara pasi nuk plotëson kushtet për t;u bërë pjesë e strukturës.

 “25 kandidatë plotësonin kushtet ligjore dhe mund të vazhdonin procesin. Gëzim cena nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. Ai nuk ka qenë asnjëherë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit, magjistrati duhet të ketë ushtruar detyrën si prokuror për jo më pak se 10 vjet. Ndaj dhe Cena nuk mund të plotësojë kriteret”, tha Beci.

Procesi është mbikëqyrur përgjatë ecurisë së tij nga misionet ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT. Pritet që me ngritjen e SPAK të nisë dhe lufta e shumëpritur mes drejtësisë dhe korrupsionit në nivelet më të larta./Express

Te fundit


Kthehu lart