24 raste të reja me Covid-19 në Vushtrri, Tahiri thotë se situata është nën kontroll - Gazeta Express
string(83) "24-raste-te-reja-me-covid-19-ne-vushtrri-tahiri-thote-se-situata-eshte-nen-kontroll"

24 raste të reja me Covid-19 në Vushtrri, Tahiri thotë se situata është nën kontroll

Gazeta Express

06/06/2020 21:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sonte për 36 raste të reja me koronavirus, ku 24 nga to ishin raste nga komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, në një prononcim thotë se të gjitha janë raste kontakti dhe se situata është plotësisht nën kontroll.

Lexo Edhe:

“Të gjitha janë raste kontakti, rreth familjarë. Disa janë nga fshati Nadakofc e disa raste tjera kontakti janë familjarë të një punëtori në KEK”.

“Situata është plotësisht nën kontroll dhe e menaxhuar – të gjitha rastet e kontaktit janë nën monitorim”, deklaroi Tahiri për KlanKosovën.

Tahiri mes tjerash apeloi tek qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe t’i shmangin daljet e panevojshme – pasi shumica e të prekurve nuk kanë simptoma të theksuara të Covid-19.