Aktori i njohur kosovar Shani Pallaska, mbetet një ndër figurat e shquara të kinematografisë shqiptare, shkruan KultPlus.
Ai ishte aktor i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928, por artin e tij e përkreu në Teatrin Krahinor të Prishtinës (TKP) dhe në studion filmike Kosovafilmi.

Bashkë me aktorët Abdurrahman Shala, Istref Begolli dhe Muharrem Qena, Shaniu ishte pionier i aktrimit kosovar. Pas suksesit në Kosovë, Shaniu morri pjesë edhe në projekte filmike në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë. Vdiq në Prishtinë më 13 janar 1999.
Filmografia:
Era e mollës (1995)
Tre vetë kapërcejn malin (1981) (TV)
Gjurmët e bardha (1980)
I ikuri (1980) (TV)
“Kur pranvera vonohet” (1980) (Mini seri televizive)
“Era e Lisi” (1979) (Mini seri televizive)
Epoka para gjyqit (1978) (Dramë televizive)
Poseta u noci (Vizite në Natë) (1978)
Duke pritur Godon (1977)
E kafshoja terrin (1977) (TV)
Crveni udar (Sulmi i Kuq) (1974)
Hleb (Bukë) (1973) (TV)
Si të vdiset (1972)
Të ngujuarit (1971) (TV)
Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968)
Kapedan Lleshi (1960)
Atje ku nuk lind dielli (1996).

Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...