22 vjet nga masakra e Çirezit, flet i mbijetuari - Gazeta Express
string(48) "22-vjet-nga-masakra-e-qirezit-flet-i-mbijetuari1"

22 vjet nga masakra e Çirezit, flet i mbijetuari

Gazeta Express

28/02/2020 19:54

Sot janë bërë 22 vjet që nga masakra e Çirezit dhe Likoshanit. Aty u vranë 22 shqiptarë civilë. E për T7, i mbijetuari i kësaj masakre Zahir Nebihu, tregon për përjetimet që i pati gjatë 28 shkurtit të vitit 1998.

Abide Sejdiu, nga fshati Qirez i Skenderajt, kishte lënë një amanet para se të vdiste.

Lexo Edhe:

Ajo kishte kërkuar që pas vdekjes të varroset mes djemve të saj binjakë, Bekimit e Nazmiut të cilit ishin vrarë para 22 vitesh nga policia serbe.

Bashkë me ta, 28 shkurtin e vitit 1998 u vranë e u masakruan edhe 22 shqiptarë të tjerë.

Prej tyre shumica ishin civilë.

Zahir Nebihu, rrëfen se si paramilitarët serb atë ditë i vranë dy vëllezërit, dhe gruan e vëllait Rukijen e cila ishte shtatëzënë në muajin e tetë.

Vetë Zahiri ishte torturuar brenda shtëpisë së tij për disa orë.

Mirëpo gjithçka kishte nisur më herët, brenda mureve të kësaj ode të familjes Rexhepi.

Para 28 shkurtit të vitit 1998, në fshatin Likoshan afër Qirezit kishte ndodhur betejë mes disa shqiptarëve që ishin nisur nga kjo odë, me policinë serbe.

Zeqir Rexhepi, i cili në këtë betejë humbi xhaxhain dhe vëllain, tregon se si kishte filluar gjithçka.

Rexhepi rrëfen detaje të asaj dite e cila ishte përshkuar me luftime gjatë tërë ditës.

Ishin mbi një mijë trupa të ushtrisë serbe që ishin vendosur nëpër këtë zonë.

Në përkujtim të kësaj ngjarje të hidhur dhe në nder të kontributit të disa familjeve të cilat dhanë kontribut atë ditë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së të premten ka organizuar zbulimin e disa pllakave përkujtimore.