22-vjeçari vret veten live në Facebook, pasi e dashura e tij u fejua me një tjetër


Gazeta Express
23 Korrik 2019 9:38

Një 22-vjeçar nga India ka xhiruar vetëvrasjen e tij live në Facebook pasi që e dashura e tij ishte fejuar për një person tjetër.

Shyam Sikarvar i njohur me pseudonimin ‘Raj’ e ka postuar live të gjithë ngjarjen.

Ai kishte lënë 4 faqe të shkruara në të cilat ai i kërkonte falje familjes së tij dhe se organet e tij i dhuron për donacion, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjera ai kishte thënë që është në depresion të madh pasi që e dashura e tij ishte fejuar.

Nuk dihet nëse Sikarvar ishte i ndarë nga e dashura apo ishin së bashku në lidhje në kohën e fejesës së saj.

Te fundit


Kthehu lart