22-vjeçari në Prizren rrugëve me armë në brez, policia ia sekuestron dy revole


Gazeta Express
14 Gusht 2019 10:25

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media, ka njoftuar se dje rreth mesditës në lagjen “Ortakoll” në Prizren, një 22-vjeçar është vërejtur me armë në brez.

Policia pas pranimit të informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T.C, i lindur në vitin 1997, i është gjetur në posedim: Pistoletë “Zastava” me një karikator, dhe pistoleta “EKOL TUNA” tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë.

Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart