22 shtete dolën kundër Kinës për shtypjen ndaj myslimanëve- por asnjë nuk ishte shtet islamik


Gazeta Express
12 Korrik 2019 23:18

22 Shtete u mblodhën që të dënojnë shtypjen që po u bënë Kina minoritetit mysliman, në atë që aktivistët po e quajnë një lëvizje të paprecedentë. Por shtetet myslimane nuk ishin të përshira në këtë ankesë deri sa bota islamike vazhdon të mos reagojë për shtypjen e minoriteteve nëpër botë, shkruan Bussiness Insider, transmeton Gazeta Express.

Në letrën që u dërgua në Këshillin për të Drejta të Njeriut në OKB, shtetet kërkuan nga Kina që sa më shpejt të ndalojë shtpja e minoritetit Ujgurë, dhe minoriteteve tjera me shumicë myslimane në provincën Xinjiang.

Njëzetë e dy shtetet që kishin nënshkraur këtë letër janë: Australia, Austria, Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Japonia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Britania e Madhe.

ShBA nuk kishte mundësi të nënshkruante këtë letër pasi që është tërhequr para një viti nga ky Këshill duke e akuzuar se nuk po vepronte.

Ujgurët janë një minoritet shumica myslimane që jeton në provincën Xinjiang në perëndim të Kinës. Pekini ka deklaruar se i gjithë minoriteti është “një rrezik për sigurinë kombëtare” dhe ka ndaluar 1.5 milionë në kampe të përqendrimit. Aty thuhet se ata po torturohen. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart