22 euro për dezinfektimin në kufi/ “Masë për luftimin e pandemisë së COVID-19”- Kosova heq taksën për kamionët - Gazeta Express
string(106) "22-euro-per-dezinfektimin-ne-kufi-mase-per-luftimin-e-pandemise-se-covid-19-kosova-heq-taksen-per-kamionet"

Gazeta Express

01/06/2020 17:19

22 euro për dezinfektimin në kufi/ “Masë për luftimin e pandemisë së COVID-19”- Kosova heq taksën për kamionët

Gazeta Express

01/06/2020 17:19

Ministria e Brendshme e Kosovës ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e mauneve që futen në vend, e rrjedhimisht edhe taksën prej 22 eurosh që ata paguanin.

Me një njoftim në facebook, Ministria sqaron se dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19, por shton se tashmë importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

Lexo Edhe:

AAAA

Vendimi i Ministrisë vjen pas problemeve që shkaktoi në pikën kufitare të Morinës, ku kamionë nga Shqipëria janë penguar nga pala kosovare, pasi duhet të bënin dezinfektimin

Veç kamionëvem, edhe udhëtarët me automjete private janë penguar. Shtetasve të Shqipërisë u është kërkuar një certifikatë nëse e kanë kryer testin për koronavirusin. Ose në të kundërt duhet t’u nënshtrohen karantinimit njëjavor në Kosovë.

Postim i plotë:

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.