22% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut jetojnë në varfëri


load
Gazeta Express
17 Tetor 2019 16:10

Stojço Vasilev nga Probishtipi çdo ditë përballet me shqetësimin se si do të sigurojë ushqim për të dhe familjen e tij. Ndihma e vetme nga shteti janë 2000 denarët të cilët i merr në muaj, por që nuk mjaftojnë siç thotë as për nevojat themelore.

Ai shpreh revoltë dhe zhgënjim të thellë nga institucionet e vendit, duke kërkuar që të paktën shërbimet shëndetësore t’i kenë pa pagesë.

Edhe për Marijan Stanishkovskin dilema se a do të kem ushqim për sot është brenga kryesore e tij. Ai jeton me bashkëshorten duke mbledhur shishe nëpër koshat e hedhurinave. Shprehet skajshmërish i revoltuar nga institucionet, të cilat sipas tij janë të padukshme për këtë kategori të qytetarëve.

Ndërkohë nga LSDM-ja thonë se gjatë dy viteve të fundit kanë ndërmarrë masa të shumta për zbutjen e varfërisë dhe se këtë çështje Qeveria e ka vendosur prioritet.

Në Maqedoni 22,2% e popullatës janë të varfër. Këto janë të dhëna nga viti 2017-të ndërsa për dy vitet e fundit nuk ka të dhëna zyrtare.

Te fundit


Kthehu lart