217 raste aktive me koronavirus në Kosovë - Gazeta Express
string(41) "217-raste-aktive-me-koronavirus-ne-kosove"

217 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Gazeta Express

28/05/2020 8:27

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 13 e 900 mijë testime, ku 217 raste janë aktive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lexo Edhe:

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së martë është shënuar vetëm një rast pozitive me Covid-19  ndërsa 7 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 801 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Rasti i djeshëm i cili rezultoi pozitiv ka qenë nga Komuna e Vushtrrisë.

Komuna më e prekur nga koronavirusi mbetet Ferizaji me 134 raste të konfirmuara, pastaj Prizreni me 124 dhe Prishtina me 85 raste të konfirmuara.