210 të infektuar në Gjilan, 63 raste aktive - Gazeta Express
string(42) "210-te-infektuar-ne-gjilan-63-raste-aktive"

210 të infektuar në Gjilan, 63 raste aktive

Gazeta Express

07/07/2020 14:32

Kosova po vazhdon të ketë rritje të rasteve me COVID-19, vetëm mbrëmë janë konfirmuar 195 raste të reja, e 8 nga to janë nga Gjilani.

Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, përmes një postimi në FB ka thënë se në total në Gjilan janë 210 raste, 4 të vdekur, e active 63.

Lexo Edhe:

Ky është postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga Komuna e Gjilanit kemi edhe 8 raste pozitive me COVID19 dhe 7 raste të shëruara plotësisht. Ndërsa, gjithsej deri më tani, të rezultuar me COVID19 nga Gjilani kemi në total 210 raste. Nga këto raste, të shëruar të plotë janë 143 raste, dhe fatkeqësisht, të vdekur kemi 4 persona. Ndërsa, raste aktive, kemi 63 raste.

Ju ftojmë që t’i respektoni masat e dhëna, duke e mbajtur masken, distancën, dhe duke e mbajtur higjinen e duarve. Këto janë tri shtyllat kryesore të cilat e parandalojnë përhapjen e këtij virusi. Ky virus nuk ka as këmbë e as duar. Nuk mund ta shohim. Andaj, bëni kujdes, dhe ruani familjet e sidomos të moshuarit të cilët janë më të ndjeshmit ndaj tij.