21 vjeçarja nga Podujeva vdes në QKUK disa orë pas lindjes me prerje cezariane - Gazeta Express
string(78) "21-vjecarja-nga-podujeva-vdes-ne-qkuk-disa-ore-pas-lindjes-me-prerje-cezariane"

21 vjeçarja nga Podujeva vdes në QKUK disa orë pas lindjes me prerje cezariane

Gazeta Express

10/07/2020 22:39

Ka vdekur në Mjekësinë Sportive një lehonë e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P. nga Komuna e Podujevës e cila sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane.

Burimet brenda Klinikës Gjinekologjike tregojnë se lehona ishte sjell në Klinikë në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i është kryer lindja.

Lexo Edhe:

Në Gjinekologji 21 vjeçarja ishte trajtuar për t’u dërguar sërish në Mjekësinë Sportive në kujdesin intensiv.

Ajo ishte në javën e 36 të shtatzënisë.