21 ngjarjet që janë planifikuar të ndodhin sot në Kosovë - Gazeta Express
string(56) "21-ngjarjet-qe-jane-planifikuar-te-ndodhin-sot-ne-kosove"

21 ngjarjet që janë planifikuar të ndodhin sot në Kosovë

Gazeta Express

29/09/2020 7:18

Për sot janë paralajmëruar 21 ngjarje të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Lexo Edhe:

Agjenda e vizitës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë Tomash Sunjog në veri të Kosovës:

8:55-Takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Zyra e kryetarit të Komunës, komuna e Mitrovicës së Jugut – mundësi fotografie)

9:55-Vizitë në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut. (Ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut – mundësi fotografie)

11:15-Konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Mitrovica e Veriut)

11:40-Vizitë në kampusin e IBCM në veri. (mundësi fotografie)

12:25-Vizitë në hallën e sporteve të Mitrovicës së Veriut. (mundësi fotografie)

Kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe ministri i Tregtisë e Industrisë, Vesel Krasniqi mbajnë konferencë me përfaqësuesit e sektorit të qumështit. (Ndërtesën e Qeverisë, ora 09:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për MPMS-në për 2019, raportin e Auditimit për MTI për 2019 dhe propozim-rekomandimet për raportin e Auditimit për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim për 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

BQK mban konferencë me rastin e shpalosjes së koleksionit të Librave të Edukimit Financiar për nxënësit e klasave 1-5 të arsimit fillor, si dhe ceremoninë e nënshkrimit të MOU-së mes BQK-së dhe MASH-it për përfshirjen e edukimit financiar në kurrikulën shkollore.(Holli i BQK-së/ Objekti i BQK-së, ora 10.00)

OJQ “VoRAE” mban “Samitin për Antigjipsizmin” lidhur me problematikat me të cilat përballen komunutetet RAE në Kovovë. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 10.00-15.30)

Bëhet dorëzim – pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, Naim Qelaj. (Zyra qendrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, kati i katërt, salla e konferencave, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim rishqyrton planin e punës për 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 12:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues, organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në bashkëpunim me IRSHP. (Te “Sheshi i Lidhjes”, ora 12:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis shqyrton në parim Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë e Sportit, raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovë dhe Projektligjin për Tokën Ndërtimore, i ftuar ministri i Drejtësisë Selim Selimi. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:00)

Ushtruesi i detyrës së Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 13:00)

Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 13:00)

Qumështarët e Kosovës mbajnë protestë para Qeverisë së Kosovës. (Parakalimi me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën ‘Garibaldi’, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës, ora 13:00, rreth orës 14:00 mbahet konferencë për shtyp)

Agjenda e vizitës së ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në Komunën e Vitisë:

13:30 – Takim në kabinetin e kryetarit

14:10 – Vizitë punimeve në lumin “Morava e Binqes”

14:40 – Kafe pushimi në restorant Shebi