20 vjetori i vdekjes së Istref Begollit - Gazeta Express
string(39) "20-vjetori-i-vdekjes-se-istref-begollit"

20 vjetori i vdekjes së Istref Begollit

Arte

Gazeta Express

01/02/2023 16:38

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, Qendra Kinematografike e Kosovës përkujton aktorin Istref Begolli. Figura skenike dhe veprat e tij do të mbesin dokumentim i përhershëm i një rrugëtimi të pasur kinematografik dhe simbol i ndërtimit të historisë së kinemasë kosovare.

Mbi 150 role në teatër dhe në film
Istref Begolli, ky kolos i aktrimit shqiptar
(Biografi e shkurtër)
Lindi me 07. 5. 1933 ne Pejë. Shkollën fillore dhe gjysmëmaturën e kreu ne vendiindje. Prej moshës 16 vjeçare (1949) fillon te piinojë si aktor i rregullt i Teatrit Popullor Krahinor (TPK), te asaj kohe, deri ne vitin 1961. Prej vitit 1961 deri ne vitin 1963 punon ne Teatrin jugosilav te Drames, ne Beograd. Pas tri viteve punë atje, kthehet përsëri ne “TPK” te Kosovës (Tash teatri Kombëtar) ku punon deri me 1968. Nga ky vit (1968), deri me 1971 punon si aktor i lire. Me 1971 fillon te punojë përsëri ne “TPK” gjer me 1990, ku edhe pensionohet si aktor i këtij teatri.

Repertori i i interpretimeve te tij përfshin një univers te tërë personazhesh nga dramaturgjia botërore dhe ajo kombëtare, rreth 150 rôle ne teatër film e televizion….

Disa nga rolet kryesore ne shfaqjet ku ka luajtur ai janë: Mihali ne shfaqjen “Zhelanat” e Matej Borit, ne regji te Abdurrahman Shalës, Dhëndrri dhe Meriku ne “Dasma” dhe “Hani ne rrugën kryesore” te Çehovit, me regjisor Muharrem Qenën, Karl Fon Mori ne “Cubât” e Shilerit, me regji te A. Shalës, Plaku i Pare ne “Erveheja” e Ahmet Qirezit, me regji te Muharrem Qenës, Dyl Mehmeti ne “Fosilet” e Azem Shkrelit, Paratovi ne “Vajza pa pajë” e Ostrovskit, Prifti ne “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” i Ismail Kadaresë, ne regji te Piromanit, Murtaja ne “Shtetrrethimi” e Kamysë, ne regji te T. Durbeshiqit, )ago ne “Othello” i Shekspirit, me regji te A. Shalës, Magbethi ne “Magbethi” i Shekspirit, ne regji te Zhorzh Paros, Kabili ne “Sfinga e gjallë” e Regjep Qosjes, me regji te L. Giorgievskit, Agamemnoni ne “Ifigjenia ne Aulidë” e Euripidit, ne regji te Fadil Hysajt, Kadmos ne “Bakhet” e Euripidit, ne regji te Vllada Milqinit, Ahmet Nuredini ne “Dervishi dhe vdekja” i Mesha Selimoviqit, me regjisor V. Milqini, Lojtari ne “Bregu i pikëllimit” i Teki Dervi, me regjisor V. Milqini, Plaku ne “Shpend Sokoli i Sokol Shpendit” i Ymer Shkrelit, me regjisor Isë Qosja etj.

Ndër rolet me eminente te luajtur ne mëse 20 filma artistik hyjn padyshim: i Pavie Shatev ne filmin “Atentatorët e Selanikut” i Zhika Mitroviqit, Deliu ne “Era dhe Lisi” i Besim Sahatqiut, Prifti ne “Proka” i Isë Qosjes, Fatmir Gashi ne “Përroi vërshues” i Besim Sahatqiut, Musa Sokoloviqi ne “eta e punëtorit” i M. Mandiqit, Polici ne “Si te vdiset” i M. Stamenkoviqit, Otos ne “Sulmi i kuq i “Predrag Golluboviq, Trobërku ne “Mali i Leiejit” i Zdravko Velimiroviqit etj.

Nga rolet në filmat televiziv duhnt veçuar: Plaku ne ‘Te ngujuarit” me skenar dhe regji te Ekrem Kryeziut, Kostë Kasapi ne “Kulla”, sipas Anton Pashkut e ne regji te Agim Sopit, Inspektori ne “Dhembja krenare” te Ismail Ymerit, Kabili ne “Vallja e çmendur” me skenar dhe regji te Isë Qosjes, Prifti ne Vjeshta e trëndafilave”, me skenar te Veli Karahodës e ne regji te Agim Sopit etj. Istref Begolli është fitues i shumë shpërblimeve, prej tyre duhet përmendur patjetër: Ne takimet “Joakim Vujiq” te mbajtura ne Titovo Uzhicë merr shpërblimin e pare për rolin e Dyl Mehmetit ne shfaqjen “Fosilet”, drame kjo e Azem Shkrelit. Me 1973, ne Kosovë, merr Shpërblimin e Dhjetorit për veprimtari te frytshme ne lëmin e teatrit dhe filmit. Po me 1973, ne takimet teatrore “joakim Vujiq” te mbajtura ne Kragujevc, merr vendin e pare për rolin e Priftit ne shfaqjen “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” te Ismail Kadaresë. Me 1978, ne festivalin e teatrove MES te Saraj’evës merr shpërblimin “Kurora e artë e dafinës” për rolin e Kabilit ne “Sfinga e gjallë”, drame e Rexhep Qosjes. Me 1985 ne Novi Sad merr shpërblimin e Steries për rolin e Babelit ne shfaqjen “Konfiteor” etj.


– U bë gati një muaj që aktori i madh kosovar Istref Begolli lëngon i sëmurë ne spital, ne gjendje kome… I mundur ngo sëmundja e rende, rri si i ngrire, nuk flet dhe as lëviz… por frymon, ngadalë…

Istref Begolli, ne te shtatëdhjetat, me mjekër te bardhë dhe flokë gati te bardha, plot hijeshi… Me sy te zi dhe vështrim te thellë, me buzëqeshje te rmllë, ecje madhështore, me timbër te qartë e kumbues, i heshtur, plot emocion, plot humor dhe plot dilema. Shumë dilema, jashtzakonisht shumë. “Nuk e dij, nuk e dij…!” ky ishte refreni i tij i trishtë, për këtë kohë te trishtë… I rrethuar me aparatet që i japin frymë, me mjekët që i rrinë te koka, ai tash,ndoshta, qetësisht mediton për ëndrrat dhe shpresat që sigurisht i zhurmojnë ne shpirtin e lodhur nga sëmundja… “Çohu Istref, çohu pashë zotin, mos ashtu, hajde dalim ta pimë nga një gotë raki… Hajde te lutem, mos u anko qysh e ke zakon”, i kishte thënë një dite Fanik Begolli ne njërën nga vizitat e tija te shpeshta… Dhe, Istref Begolli atë dite, pas shumë kohe, kishte hapur sytë, kishte vështruar qetë nga ai, sikur ia kishte bërë me dije se ende vozhdonte t’i pranonte mesazhet e kësaj bote, se nuk kishte ndërmend te largohej ashtu lehtë, pa një hapjesysh, te paktën, pa një vështrim te fundit… Kishte hapur sytë, pastaj sërish i kishte mbyllur dhe sërish dhomën e kishte pllakosur qetësia… Ç’duel i heshtur, ç’drame e trishtë! Protagonist ai, kurse antagonist sëmundja…

Fillimi… Rruga me tren… deri te Makbethi…

“Ne teatrin e Prishtinës fillova ne vitin dyzet e nëntë. Gjashtmbëdhjetë vjeçar. U nisa me trenin e pare nga Peja për ne Prishtinë. Bëja nga pese orë udhë për t’u bërë aktor. Elash nënën vetëm. Ajo s’e ka doshur teatrin, nuk besonte se teatri është profesion. Nuk me {liste me, bile dy vjet te tëra nuk u takova me te”, tregon Istref Begolli, ne një bisedë te tij me aktorin Selman lusufi, te bërë me herët për revistën “Theatri”. Kështu, me pak fjalë, por me shumë drame brenda, shpalohet fillimi, koha kur jeta e Istref Begollit merr kahe tjetër, te ndryshëm nga ajo që kishte qenë deri atëherë. Kjo rrugë, me gjithë sakrificat, do t’i sjellë atij famën dhe lavdinë e përjetshmë, kurse teatrit kosovar aktorin e pazëvendësueshëm. 16 vjeçar, ne teatrin që kishte vetëm një vit kur kishte filluar punë. Ai, bashkë me te tjerët si Shani Pallaska, Abdurrahman Shala, Muharrem Qena, Katarina Josipi, Meribane Shala, Hyrie Hana, Matej Serreqi, Gjon Oroshi- Kola, Shaban Domi etj., do te vëjnë themelet e teatrit Kosovar. Dhe, jo gjatë, me shpejtësi marramendëse, ky teatër do te krijojë vulën e tij, do te krijojë identitetin e vêt, do te snfdojë edhe shumë teatro te tjera anekënd ish-lugosllavisë që kishin traditë shumë me te madhe… Dhe, padyshim, ndër me meritorët e këtij evoluimi cilësor është Istref Begolli, ne biografinë e te cilit me kalimin e viteve do te radhiten rôle te mëdha, te autorëve te huaj, por edhe te atyre shqiptarë…Karl Fon Mori, ne “Cubat” e Shilerit, Plaku i Pare ne “Erveheja” te Ahmet Qirezit, Dyl Mehmeti ne “Fosilet” te Azem Shkrelit, Prifti ne “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” te Ismail Kadaresë, Murtaja ne “Shtetrrethimi” të Kamysë, [ago ne “Othello” te Shekspirit, Magbethi ne “Magbethi” te Shekspirit, Kabil: ne “Sfinga e gjallë” te Rexhep Qosjes, Isali Babeli ne “Komfiteori” te S. Shnajderit Agamemnoni ne “Ifigjenia ne Aulidë” ti
Euripidit, Kadmos ne “Bakhet” te Euripidit Ahmet Nuredini ne “Dervishi dhe vdekja” te Mesha Selimoviqit, Plaku ne “Shpend Sokoli i Sokol Shpendit” te Ymer Shkrelit etj. Janë vetëm disa nga personazhet e shumta që ai udha jetë ne skenë. Thuhet se me rolin e Isak Babelit ne shfaqjen “Komfiteori” te S. Shnajderit ka tronditur publikun dhe kritikën me “qeshjen sardonike, demoniake, me fytyrën që ikë prej vetvetes, që shkrihet ne heshtje akulli…”. Kurse, shkrimtari i njohur kroat Mirosilav Kriezha, kur e kishte pare ne “Cubât” e Shilerit me 1960 ne Shkup, ishte shprehur ne superlativ.

Lexo Edhe: