20 shqiptarë të mbetur në Kapshticë hyjnë në Shqipëri, 10 gjobiten se kaluan kufirin ilegalisht. 7 të tjerë ende në pritje - Gazeta Express
string(120) "20-shqiptare-te-mbetur-ne-kapshtice-hyjne-ne-shqiperi-10-gjobiten-se-kaluan-kufirin-ilegalisht-7-te-tjere-ende-ne-pritje"

Gazeta Express

05/04/2020 9:53

20 shqiptarë të mbetur në Kapshticë hyjnë në Shqipëri, 10 gjobiten se kaluan kufirin ilegalisht. 7 të tjerë ende në pritje

Gazeta Express

05/04/2020 9:53

Më në fund një zgjidhje për emigratët shqiptarë që kishin mbetur në zonën neutrale të kufirit të Kapshticës. Nga 33 persona që prisinin atje prej ditësh, 6 prej tyre janë kthyer në Greqi. Ndërsa 10 të tjerë janë lejuar që të hyjnë në territorin e Shqipërisë, pasi kishin marrë leje.

10 të tjerë kanë hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme dhe janë gjobitur, për t’u shoqëruar më pas nga Policia për në banesat e tyre, ku edhe do të vetë-karantinohen.

Lexo Edhe:

Edhe pse disa janë kthyer në Shqipëri, në zonën neutrale kanë mbetur 7 persona të tjerë, të cilët vazhdojnë të presin që të hyjnë në Shqipëri

Të gjithë pretendojnë se nuk janë rezidentë në Greqi dhe se kanë shkuar atje për arsye nga më të ndryshme, dhe duan që të rikthehen në banesat e tyre.

Ndërkohë deri më tani kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se asnjë shqiptar i mbetur jashtë kufirit nuk do të riatdhesohet pasi është një mbartës potencial i koronavirusit.

Grupi i emigrantëve shqiptarë, prej ditësh në pritje në kufi të vendit. Një tjetër shqetësim i tyri është edhe gjoba që mund të pësojnë pasi kanë kaluar afatin 90 ditor të qëndrimit, dhe mund të gjobiten. Dhe pse Rama u shpreh se asnjë emigrant në Greqi nuk do penalizohet me gjobë, disa prej qytetarëve që kanë kaluar kufirin janë detyruar që të paguajnë 1200 euro.