2 milionë dollarë që SPAK të jetë i pavarur! Ambasada Amerikane: Po iu vjen fundi! - Gazeta Express
string(79) "2-milione-dollare-qe-spak-te-jete-i-pavarur-ambasada-amerikane-po-iu-vjen-fundi"

2 milionë dollarë që SPAK të jetë i pavarur! Ambasada Amerikane: Po iu vjen fundi!

Gazeta Express

12/12/2019 10:42

Ambasada amerikane me anë të një postimi në facebook, shpjegon se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, që do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë.

Ambasada ka postuar një video ku tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Lexo Edhe:

Postimi i ambasadës

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur.