2.5 milionë shikime dhe 100 mijë pëlqime për një ditë për 'lakmitarët' Tayna e Mozzik - Gazeta Express
string(83) "2-5-milione-shikime-dhe-100-mije-pelqime-per-nje-dite-per-lakmitaret-tayna-e-mozzik"

2.5 milionë shikime dhe 100 mijë pëlqime për një ditë për ‘lakmitarët’ Tayna e Mozzik

Gazeta Express

23/01/2020 12:03

Tayna dhe Mozzik kanë publikuar dje një hit të madh me titullin ‘Edhe ti’.

Përveç hit në Kosovë, kënga që dyshja Tayna dhe Mozzik kanë publikuar saktësisht para 24 orëve, tashmë është një hit edhe në vendet tjera të Evropës.

Lexo Edhe:

Sapo është publikuar, videoja e këngës ‘Edhe ti’ është bërë top trend në Gjermani dhe Zvicër, shkruan Gazeta Express.

Videoja ka arritur të marrë 2.5 milionë shikime në vetëm 24 orë dhe mbi 100 mijë pëlqime e mijëra komente.

Në komente vërehet se kanë vërshuar njerëz që shkruajnë në gjuhën gjermane, ndërsa shumica prej tyre komentojnë se si kjo këngë është dedikim i Mozzik për Loredanën./Gazeta Express/

Tayna x Mozzik – Edhe ti