195 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 44 të shëruar - Gazeta Express
string(53) "195-raste-te-reja-me-covid-19-ne-kosove-44-te-sheruar"

195 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 44 të shëruar

Gazeta Express

06/07/2020 23:54

IKSHPK ka bërë të ditur se të hënën në Kosovë janë konfirmuar 195 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Ky është numri më i lartë brenda 24 orëve prej fillimit të pandemisë. Po ashtu 44 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.

Lexo Edhe:

“Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

“Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”

Instituti bën lutje tek qytetarët që të respektohen rekomandimet që të mos përhapet virusi. /Express/