19 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Osmani: U kemi borxh implementimin! - Gazeta Express
string(68) "19-vjetori-i-marreveshjes-se-ohrit-osmani-u-kemi-borxh-implementimin"

Gazeta Express

13/08/2020 18:01

19 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Osmani: U kemi borxh implementimin!

Gazeta Express

13/08/2020 18:01

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në përvjetorin e 19-të, të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e ka kujtuar këtë ngjarje madhore, duke e cilësuar me “pothuajse dy dekada përplot punë dhe sfida, me shumë suksese dhe rënie”.

Z. Osmani ka cekur se ju kemi borxh më së shumti atyre që me sakrificë luftuan për barazinë tonë, duke implementuar postulatet e Marrëveshjes.

Lexo Edhe:

Ja postimi i z. Osmani:

Nëntëmbëdhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit; pothuajse dy dekada përplot punë dhe sfida, me shumë suksese dhe rënie. U kemi borxh më së shumti atyre që me sakrificë luftuan për barazinë tonë, dhe marrim obligimin pikërisht ndaj tyre që tu dalim hakut përmes suksesit në implementimin e postulateve të Marrëveshjes.
Gëzuar 13 Gushti!