19 nipat dhe mbesat e familjes Haradinaj bashkë në një foto


Gazeta Express
25 Prill 2019 11:43

Daut Haradinaj ka postuar një fotografi të bukur të fëmijëve të familjes së tyre.

Familja Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit, ka vite që është njëra nga familjet më të përfolura në vendin tonë, ajo është shquar në vazhdimësi gjatë dekadave të fundit për aktivitetet kombëtare.

Një familje e madhe, e cila njihet për trimëri dha dy dëshmorë të kombit, Luanin dhe Shkëlzenin, kurse pas luftës në rrethana ende të pa qarta u vra edhe Enver Haradinaj.

Vëmendja e madhe mediatike kalon tek e gjithë familja, ani pse nuk janë fytyra publike duke i veçuar kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe deputetin Daut Haradinaj.

Për të parë diçka më shumë jashtë politikës rreth kësaj familje është përkujdesur Dauti, i cili sot ka publikuar një fotografi të veçantë të pasardhësve të familjes Haradinaj, që gjithsej janë 19 fëmijë.

“Nipat dhe mbesat e Hilmisë”, është mbishkrimi që Dauti e ka lënë në këtë fotografi.

Te fundit


Kthehu lart