Pas fitores me Belgjikën tifozët e Marokut “djegin” Brukselin - Gazeta Express
string(59) "pas-fitores-me-belgjiken-tifozet-e-marokut-djegin-brukselin"

Pas fitores me Belgjikën tifozët e Marokut “djegin” Brukselin

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 17:28

Maroku fitoi 0-2 me Belgjikën në grupin F të Kupës së Botës.

Pas përfundimit të ndeshjes të gjithë tifozët e Marokut që jetojnë në Bruksel kanë dalë në kryeqytetin belg për të festuar.

Lexo Edhe:

Marokenët e “dehur” nga suksesi që arritën në përballjen me Belgjikën kanë shkatërruar qytetin belg.

Ata kanë djegur mjetet elektrike si dhe u kanë vënë zjarrin edhe makinave teksa kanë përmbysur disa prej tyre.

Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që situata të qetësohej.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo të arrestuar.

Kujtojmë se ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Al Thumama” përfundoi me rezultatin 0:2.

Abdelhamid Sabiri (73’) dhe Zakaria Aboukhlal (90+3’) shënuan në fitoren e Marokut.

Maroku tani ka 4 pikë dhe është lider në grup, me një pikë më shumë se Belgjika që është e dyta.

/Gazeta Express