17 vjeçari shqiptar përplas për vdekje të moshuarin dhe largohet nga vendngjarja


load
Gazeta Express
20 Tetor 2019 18:20

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Çermë (Lushnje) të Shqipërisë, ku një i ri 17 vjeçar (pa patentë) ka përplasur një 64 vjeçar që udhëtonte me biçikletë në aksin e njohur si tre urat e Çermës.

Për pasojë 64 vjeçari ka mbetur i vdekur, ndësa i riu që shkaktoi aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia sqaron se ka arritur ta kapë minorenin si dhe ka dhënë inicialet e viktimës e autorit të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vijim të informacionit paraprak ku në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, u aksidentua me pasojë vdekjen 64-vjeçari F.M, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja.

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, shtetasi J.G, 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qënë duke udhëtuar me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Te fundit


Kthehu lart