16 komunat nga vijnë rastet e reja me koronavirus - Gazeta Express
string(52) "16-komunat-nga-ku-vijne-rastet-e-reja-me-koronavirus"

16 komunat nga vijnë rastet e reja me koronavirus

Gazeta Express

24/09/2020 15:12

Nga 16 komuna të Kosovës vijnë rastet e reja të 24 orëve të fundit, të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 63 raste të reja me koronavirus. Komuna me më së shumti raste të reja është Prishtina, ndërsa pasohet nga një komunë e vogël si Lipjani.

Lexo Edhe:

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.