14 vjeçja e cila mban gjashtë gjarpërinj si kafshë shtëpiake - Gazeta Express
string(60) "14-vjecja-e-cila-mban-gjashte-gjarperinj-si-kafshe-shtepiake"

14 vjeçja e cila mban gjashtë gjarpërinj si kafshë shtëpiake

Gazeta Express

03/08/2020 14:49

Gazetare: Albulena Demaku

Një vajzë 14 vjeçe nga Indonezia është duke marrë shumë vëmendje në mediat sociale falë kafshëve të saja të pazakonta.

Lexo Edhe:

Ajo ka gjashtë gjarpërinj gjigantë që i pëlqen t’i mbajë si kafshë shtëpiake.

Shumica e njerëzve kanë frikë nga gjarpërinjtë e veçanërisht nga ata të cilët duken se mund ta gëlltisin një njëri me lehtësi.

Mirëpo adoleshentja indoneziane nuk ka aspak frikë dhe po ashtu ndan shtëpinë e saj me gjashtë gjarpërinj masivë.

Fotografitë dhe videot e vajzës indoneziane duke luajtur me ta, janë bërë virale në TikTok dhe Instagram, duke bërë që shumë shikues të mbesin gojëhapur.

Edhe pse njerëzit shprehin rregullisht shqetësimet e tyre për sigurinë e saj, ajo bën çmos të shpjegojë që kafshët e saja nuk janë helmuese, se ato janë të zbutura dhe se gjarpërinjtë në përgjithësi janë viktima të stereotipeve negative.

Nuk është vetëm Chalwa që ndjehet plotësisht rehat e rrethuar nga gjarpërinj masivë. Vëllai i saj i vogël, po ashtu shfaqet edhe në disa nga videot e saj dhe duket po aq i pakujdesshëm.

Chalwa ka filluar të postojë video në rrjete sociale vetëm gjatë muajit të kaluar, mirëpo ajo tani synon që çdo ditë të ketë të paktën një video me gjarpërinjtë e saj./#gjesi