14 vjeçarja lind në Spitalin e Pejës, “zhduket” partneri me të cilin ka bashkëjetuar - Gazeta Express
string(81) "14-vjecarja-lind-ne-spitalin-e-pejes-zhduket-partneri-me-te-cilin-ka-bashkejetuar"

14 vjeçarja lind në Spitalin e Pejës, “zhduket” partneri me të cilin ka bashkëjetuar

Lajme

Gazeta Express

26/04/2021 10:58

Një 14-vjeçare ka lindur të shtunën në Spitalin e Pejës, sipas policisë, e mitura ka deklaruar se ka bashkëjetuar rreth një vit me një person të gjinisë mashkullore. Për të cilin aktualisht nuk dihet vendndodhja.

Lajmi është bërë i ditur me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa detaje për Express ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.

Lexo Edhe:

Viktima e mitur 14 vjeç, më datën 24 prill ka lindur një fëmijë. Viktima deklaron se ka bashkëjetu 1 vit me një person. Personi është largu dhe nuk po dihet lokacioni. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Gashi për Express.

Ndërsa, në raportin 24-orësh të PK-së, rasti është lajmëruar si “bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç”.

“Pejë, 24.04.2021 – 20:00. Është raportuar për një rast Bashkëjetesë me Personit nën Moshën 16 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.