14-vjeçarit në Ferizaj i gjendet armë dhe sprej, policia del me apel për prindërit: Edukoni fëmijët të qëndrojnë larg armëve - Gazeta Express
string(122) "14-vjecarit-ne-ferizaj-i-gjendet-arme-dhe-sprej-policia-del-me-apel-per-prinderit-edukoni-femijet-te-qendrojne-larg-armeve"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 9:22

14-vjeçarit në Ferizaj i gjendet armë dhe sprej, policia del me apel për prindërit: Edukoni fëmijët të qëndrojnë larg armëve

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 9:22

Një të mituri 14-vjeçar policia i ka gjetur një armë dhe një sprej sot pak pas mesnate.

Policia tha se u informua për këtë rast dhe pasi doli në vendngjarje ka kontrolluar të miturin dhe i ka gjetur armën dhe sprejin.

“Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i dyshuar po mban me vete një armë zjarri dhe një sprej. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka reaguar me shpejtësi dhe ka ndaluar personin e dyshuar, një i mitur 14-vjeçar. Gjatë kontrollit, tek i mituri është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pa fishek) dhe një sprej”.

I mituri është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj nga njësia e hetimeve. Në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar për të mitur, policia tha se i mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe spreji janë konfiskuar.

“Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar mbajtjen e paligjshme të armëve dhe u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion të tillë ta raportojnë menjëherë në polici”.

Pas këtij rasti, policia bëri një apel për qytetarët dhe prindërit.

“Policia e Rajonale e Ferizajt u bën thirrje prindërve, kujdestarëve dhe gjithë komunitetit që të kenë kujdes dhe të edukojnë fëmijët për të qëndruar larg armëve dhe mjeteve të rrezikshme. Çdo përfshirje e të miturve në raste të tilla paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të të tjerëve. Të kujdesemi së bashku për sigurinë e fëmijëve tanë – është përgjegjësi e të gjithëve!”./Express/