13 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë - Gazeta Express
string(57) "13-te-vdekur-nga-covid-19-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove-2"

13 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gazeta Express

24/08/2020 15:01

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Express.

Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raportet ditore të këtij institucioni.

Lexo Edhe:

E numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 480 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet ne njoftim. /GazetaExpress/