13 mijë fidanë me kanabis! Shqiptarët fillojnë të mbjellin me drogë dhe Greqinë - Gazeta Express

13 mijë fidanë me kanabis! Shqiptarët fillojnë të mbjellin me drogë dhe Greqinë

Ballina

Gazeta Express

11/06/2019 21:31

Policia greke ka vënë në pranga këtë të martë 5 shtetas shqiptarë, të cilët ishin përfshirë në kultivimin e një sasie të madhe kanabisi.

Përmes helikoptërëve, autoritetet greke kanë zbuluar plantacione me 12 800 fidanë kanabisi të mbjella nga shqiptarët në zonën e Dervenohorias. Në pranga gjatë operacionit ka rënë gjithashtu dhe një shtetas grek. Hetimet për këtë rast vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.