“123456”, fjalëkalimi më i përdorur nga shefat ekzekutivë të kompanive - Gazeta Express
string(67) "123456-fjalekalimi-me-i-perdorur-nga-shefat-ekzekutive-te-kompanive"

“123456”, fjalëkalimi më i përdorur nga shefat ekzekutivë të kompanive

AutoTech

Gazeta Express

04/05/2022 0:49

Është një gjë për të cilën paralajmërohet rregullisht, por duket se edhe shefat ekzekutivë ende përdorin fjalëkalime që janë shumë të lehta, raporton “Daily Mail”.

Sipas një hulumtimi të ri të bërë nga “NordPass”, thuhet se fjalëkalimet më të popullarizuara të përdorura nga shefat ekzekutivë të kompanive janë – “123456” dhe “password”.

Lexo Edhe:

Po ashtu emrat dhe krijesat mitike gjithashtu përdoren shpesh, si “Michael”, “Jordans” apo “dragon”.

Lista e fjalëkalimeve më të përdorura nga shefat ekzekutivë të kompanive u përpilua nga Nordpass në partneritet me një ekip të pavarur të hetimeve që merret me hulumtime të incidenteve të sigurisë kibernetike.

Ekipi ka analizuar të dhënat e 290 milionë shkeljeve të të dhënave në mbarë botën, para se të përmblidhte fjalëkalimet dhe t’i rreshtonte ato sipas pozitës në punë dhe industrisë ku punon.

Në mesin e fushave më të prekura nga sulmet janë teknologjia, financat, ndërtimtaria, kujdesi shëndetësor.

Në listën në krye gjendet fjalëkalimi “123456” ku 29.401 shefa ekzekutivë e kanë përdorur këtë fjalëkalim nga hulumtimi i afro 290 milionë rasteve të shkeljeve të të dhënave.

“Password” zë vendin e dytë në listë, me 22.511 përdorime, pasuar nga “12345” me 11.876 përdorime.

Fjalëkalimi “123456789” është në vend të katërt me 10.988 përdorime, ndërsa “qwerty” në vend të pestë me 9738 përdorime. “1234” zë vendin e gjashtë me 6520 përdorime.