“1200 euro rrogë për mjekët dhe 700 euro për infermierët”, Basha: Kështu do ndalojmë largimin e tyre - Gazeta Express
string(96) "1200-euro-rroge-per-mjeket-dhe-700-euro-per-infermieret-basha-keshtu-do-ndalojme-largimin-e-tyre"

Gazeta Express

21/02/2020 14:21

“1200 euro rrogë për mjekët dhe 700 euro për infermierët”, Basha: Kështu do ndalojmë largimin e tyre

Gazeta Express

21/02/2020 14:21

Vitet e fundit Shqipëria po e vuan tej mase eksodin e mjekëve dhe infermierëve.

Pikërisht për të folur mbi këto shqetësime, Partia Demokratike organizoi sot konferencën me temë  “Sfida dhe vizione ne shëndetësi”.

Lexo Edhe:

Gjatë fjalës së tij Lulzim Basha u shpreh se shëndetësia falas e premtuar nga Edi Rama është një gënjeshtër kriminale.

Sipas tij me koncesionet në shëndetësi vjedhin 35-40 milionë euro në vit.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shëndetësor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas. Shëndetësi falas nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qëndron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keq menaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale.” tha Basha.

Ai u shpreh se se në momentin që PD do të vijë në pushtet do të rrisë pagat e mjekëve në 1200 euro ndërsa ata të infermierëve në 700 euro.

“Do ta nismi me mirë menaxhimin e fondeve dhe anulimin e koncesioneve. Ndahen dhe bashkë ndahen me pushtetarët e korruptuar. Rritja e financimi shëndetësor. Do të ketë një spital autonom. Dhe profesionalizimi. Me këto tre hapa do të mundësojmë që shqiptarët të kenë një siguri për jetën. 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Për të kontrolluar ikjen e personelit mjekësor. Duhet një ndarje e qartë e roleve të aktorëve”, tha kreu i PD-së Basha.