12 shtatori – Dita kur Hakimi do të jetë i ligjshëm


Gazeta Express
2 Shtator 2019 14:58

Kolegji AAB dhe Findbug po sjellin edicionin e pestë të konferencës HAKO për të MËSUAR, FITUAR dhe NDIHMUAR”

Ne si shoqëri jemi shumë të varur në teknologji. Nga detyrat më të thjeshta deri tek ato më të rëndësishmet, ne ia lëmë kompjuterëve. Është një komoditet që nuk mund ta bëjmë pa të. Mirëpo, kjo varësi ndaj teknologjisë gjithashtu na bën të prekshëm nga ata që shfrytëzojnë kompjuterët për të fituar qasje të paautorizuar në të dhënat tona, nga hakerët.

Hakingu vie në shumë forma, mund të jetë vetëm shaka e thjeshtë, por edhe pushtim kibernetik shume i dëmshëm që gjen qasje në të dhënat tona personale, në automjetet tona apo alarmet e shtëpive, gjë që është shumë e dëmshme dhe ilegale. Për këtë arsye, ne shohim hakerat si individë dashakeq që marrin pjesë në këtë veprimtari të paligjshme për përfitime personale, për të shkaktuar dëm ose thjesht për të zemëruar ndonjë person.

Po sikur të ju thoshim se hakingu mund të jetë i dobishëm për ne?

Në ditët e sotme, nuk është e mjaftueshme të instaloni vetëm masa parandaluese për të mbrojtur teknologjinë tuaj kundër viruseve që janë gjithnjë e në zhvillim. Në mënyrë që të parandalojmë këto sulme kibernetike, ne përdorim hakingun etik.

Hakingu etik është një lloj hakingu që përdoret për të gjetur dobësitë në sisteme para se të dëmtohen nga malware dhe lloje të ndryshme të viruseve që evulojnë pa ndalur për të tejkaluar sistemet mbrojtëse.

Për të rritur ndërgjegjësimin për hakingun etik dhe luftimin e hakingut të dëmshëm, Kolegji AAB, së bashku me Findbug kanë organizuar konferencën rajonale “HAKO për të MËSUAR, FITUAR dhe NDIHMUAR” me temat më tërheqëse në fushën e sigurisë kibernetike nga 10 ekspertët më të mirë të në botë.

Pse duhet të merrni pjesë në këtë ngjarje?

Me pjesëmarrje nga e gjithë bota, kjo konferencë është e përqendruar në të mësuarit rreth sigurisë kibernetike dhe hakingut etik. Kjo është mundësia juaj më e mirë për të marrë pjesë në asamblenë më të madhe të sigurisë kibernetike në Ballkan.

Teknikat, taktikat dhe metodat më të reja në siguri kibernetike janë vetëm disa nga temat e kësaj konference me folës me famë botërore.

Çfarë dobie ka kjo konferencë për ju?

Gjatë kësaj konference, e cila do të mbahet më 12 shtator 2019 në ambientet e Kolegjit AAB do të takoni emra të njohur në siguri kibernetike dhe të mësoni nga ta, gjë që ju ndihmon të ekspozoni aftësitë tuaja tek personat e duhur dhe ju lehtëson lansimin e karrierës suaj në këtë fushë.  

Paralelisht me këtë konferencë, do të mbahet edhe edicioni i pestë i punëtorisë “DITA KUR HAKINGU ËSHTË I LIGJSHËM”.

Gjatë kësaj punëtorie, hulumtuesit e sigurisë kanë një interval tetë-orësh për të raportuar vrimat dhe dobësitë e sigurisë në programe të ndryshme që do të bëhen publike në ditën e garës. Gjatë kësaj ngjarjeje ju do të keni një shans për të shfaqur aftësitë tuaja në një audiencë përkatëse dhe të njiheni ndërkombëtarisht, të vëni kontakte të reja, të ofroni risi me hulumtimin tuaj në fushën e kibernetikës, të mësoni nga 10 ekspertët më të mirë të sigurisë kibernetike në botë, dhe të keni shans për të fituar çmimin Ethical Hacker i vitit.

Të interesuarit mund të aplikojnë online ku dhe do të vlerësohen në mënyrë transparente në kohë reale. Për të aplikuar duhet të jeni të gatshëm të angazhoheni dhe të përfundoni testin e aplikimit të dhënë gjatë procesit të regjistrimit.

(Hints: Crypto+Proxy) nuk nevojiten vegla të avancuara për skanim, sfida është e thjesht dhe më shumë logjike.

LINKU PËR APLIKIM: 

https://app.findbug.io/app/hacker/register

Numri është i limituar, BËHU pjesë e garës më atraktive në Ballkan.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart