12% pjesëmarrje deri në orën 11:00? Zguri: Shifrat nuk janë të besueshme


Gazeta Express
30 Qershor 2019 15:19

Kreu i KQZ, Klement Zguri është shprehur se shifrat e dhëna deri tani për pjesëmarrjen në zgjedhje janë të pabesueshme pa u konfirmuar nga KQZ.

Zguri tha se këto shifra janë paraprake dhe vijnë vetëm përmes komunikimeve telefonike.

Ndërsa shtoi se vetë ende nuk ka votuar.

“Është e vërtetë përmes një deklarate nga zëdhënësja e komisionit janë raportuar shifra dhe një përqindje e caktuar deri në orën 11:00. Nuk është shifër zyrtare e konfirmuar nga KQZ-ja. Kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve telefonike të specialistëve të KQZ-së me KZAZ-të.

Dhe KZAZ-të i kanë marrë këto po përmes komunikimeve telefonike me sekretarët e qendrave të votimit. Duke ditur përbërjen aktuale të gjithë administratës zgjedhore unë besoj që këto shifra minimalisht nuk janë të besueshme pa u konfirmuar nga zyrtarisht nga KQZ. Nuk janë zyrtare, janë paraprake dhe vijnë thjesht e vetëm përmes komunikimit telefonik. Unë akoma nuk kam votuar”, tha Zguri.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart