12 dështime në 12-vjetorin e Pavarësisë - Gazeta Express
string(40) "12-deshtime-ne-12-vjettorin-e-pavaresise"

Gazeta Express

18/02/2020 8:39

12 dështime në 12-vjetorin e Pavarësisë

Gazeta Express

18/02/2020 8:39

Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt të 2008-s, prej së cilës kohë, ka humbur shumë vjet. Në shumë fusha ka stagnuar.

“Koha Ditore” sjell dështimet më kryesore. Shteti i ri mban rekorde të zeza në rajon për një numër problemesh. Ka ekonominë më të pazhvilluar e papunësinë më të lartë. Veç këtyre, e ka edhe korrupsionin në vlim, raporton “Koha Ditore”.

Lexo Edhe:

Ngecje pati në shumë sektorë dhe më të vërejtshmet janë në shëndetësi e arsim. Në anën tjetër, duke qenë i ndikuar nga politika, sistemi i drejtësisë ndodhet larg përmbushjes së misionit.

Kufijtë në tavolinë

Vetëm tre vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova i ka dhënë start një dialogu për “normalizim të marrëdhënieve” me Serbinë, nëpërmjet të cilit, fqinji verior edhe formalisht, u bë faktor në trajtimin e shumë temave që do të duhej të përbënin çështje të brendshme të shtetit të ri. Dialogu nuk është përmbyllur ende.

Procesi është zhvilluar në Bruksel, nën drejtimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian dhe fillimisht ishte i karakterit teknik e më pastaj, avancoi në politik. Marrëveshjet e deritashme ekskluzivisht trajtojnë tema që kanë të bëjnë me rregullimin e brendshëm të Kosovës. Por, në masën më të madhe, ato nuk janë zbatuar.

Faza përfundimtare e dialogut, që synon të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht detyruese për të dyja vendet, ka nisur në mandatin e shkuar. Në takimet e para, Kosova është përfaqësuar nga presidenti Hashim Thaçi, i cili proklamoi opsionin e dakorduar me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për “korrigjim kufijsh”. Ideja është kundërshtuar gjerësisht në Kosovë.

Ka një vit që procesi ndodhet në ngërç. Por, tani ka një presion ndërkombëtar për t’i riulur palët në tryezë. Opsioni që prek kufijtë ende nuk është shpallur i vdekur, mirëpo pushteti i ri që drejtohet nga Albin Kurti është zotuar për dialog pa harta e pa presidentë…