117 persona u kompensuan nga KGjK'ja për dënime e arrestime pa arsye, buxheti u dëmtua mbi 347 mijë euro - Gazeta Express
string(102) "117-persona-u-kompensuan-nga-kgjkja-per-denime-e-arrestime-pa-arsye-buxheti-u-demtua-mbi-347-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2024 10:30

117 persona u kompensuan nga KGjK’ja për dënime e arrestime pa arsye, buxheti u dëmtua mbi 347 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

03/02/2024 10:30

117 persona të dënuar ose arrestuar pa arsye, janë kompensuar gjatë vitit 2023 me një shifër mbi 347 mijë euro. Shifër më e lartë, ka shkuar për ata persona që kanë pasur vendim gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor i Kosovë ka bërë të ditur se në vitin 2023, pranë KGjK-së kanë paraqitur kërkesë për kompensim për privim pa bazë ligjore dhe pa arsye dëmi 189 persona. 9 persona nuk kanë pranuar ofertën për kompensim dëmi, ndërkaq 33 persona ende nuk janë përcaktuar lidhur me ofertën ofruar nga Komisioni për Kompensim dëmi. E 13 prej tyre, u është refuzuar kërkesa për kompensim nga ky Komision.

Lexo Edhe:

“Gjatë vitit 2023, pranë Këshilli Gjyqësor të Kosovës kanë paraqitur kërkesë për kompensim për privim pa bazë ligjore dhe pa arsye dëmi 189 persona. Gjatë vitit 2023, nga Komisioni për kompensim dëmi për personat dënuar ose arrestuar pa arsye, janë kompensuar 117 persona në shumen prej 347 258 €. 18 persona të kompensuar në bazë të vendimeve gjyqësore në shumën prej 557489.43. 9 persona nuk kanë pranuar ofertën për kompensim dëmi për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye, 33 persona ende nuk janë përcaktuar lidhur me ofertën ofruar nga Komisioni, ndërsa 13 kërkesa të refuzuara nga Komisioni për Kompensim Dëmi”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së për EO.

E në lidhje me këtë, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, konsideron se krahas dëmtimit të buxhetit të shtetit, personave në fjalë u është cenuar edhe liria e tyre. Këtë e quan shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

“Fillimisht nëse flasim për pasojat e këtyre rasteve përpos pasojave  ekonomike financiare në rastin konkret ndoshta mbesin më të voglat, pasoja më e madhe konsiston nëse flasim për 117 persona i bie që 117 personave pa bazë ligjore i është cenu liria e tyre pra janë mbajtur në paragjykim etj dhe kjo është definitivisth shqetësuese për sigurinë juridike dhe respektimit të njërës prej të drejtave themelore, dhe në anën tjetër janë edhe implikimet financiare sepse këta persona duhet të kompensohen tutje dhe kjo paraqet barrë buxhetore”, thotë Shala.

Shala ka treguar edhe arsyet se përse po ndodhin këto raste, teksa fajtor e bën gjyqtarët që marrin vendimin përfundimtar.

“Fatkeqësisht nga ajo që kemi parë deri më tani janë disa problematika që pse kanë ndodhur kjo. Fillimisht është fakti se paraburgimi caktohet në një mënyre shabllon pa u elauburuar mirë rrethanat, nëse është i nevojshëm zbatimi ose jo, ligji i njeh një sërë masa që kanë të bëjnë me sigurinë e personit në procedura penale dhe që paraburgimi është e fundit, pra në secilin rast gjyqtari duhet të sigurohet nëse asnjë prej masave tjera që parashihen me ligj nuk do të ishte efikase paraburgimi dhe vetëm në këto raste të aplikohej ai”, u shpreh Shala.

Ndonëse ekziston mundësia ekziston me ligj që të bëhet vlerësimi i performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, këtë Shala e sheh të pamjaftueshme.  

“Definitivisht po, vlerësim të performancës ka mirëpo ideja është që nuk është ndoshta mjaftueshëm efektiv ai vlerësim për shkak se duhet vlerësuar në secilin rast, edhe në bazë të statistikave sa persona tek një gjyqtar, sa prej tyre kanë rezultuar në faza të mëtutjeshme që janë të pafajshëm mirëpo duhet treguar se gjyqtarët me rastin vlerësimit, në momentin kur e ka nxjerr një vendim si e ka arsyetuar atë aktvendim, nëse kanë qenë arsyetime vetëm të përgjithshme ose kanë qenë të specifikuara për atë rast”, tha Shala./EO