115 mijë kosovarë votojnë për herë të parë këtë vit


Gazeta Express
19 Shtator 2019 9:55

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, listës së votuesve do t’i shtohen edhe 115 mijë votues të rinj, të cilët për herë të parë do të jenë janë pjesë e listës së votuesve.

Kështu tha Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Natyra Fazliu ka mbushur moshën, e cila ligjërisht i mundëson asaj që më 6 tetor ta shfrytëzojë të drejtën e votës që i takon. Fazliu tha për Radio Kosovën se është emocion i veçantë dhe se do të marrë pjesë në procesin e votimit për të kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës.

“Jam 19 vjet, jam e emocionuar sepse mund të vendosi për të ardhmen time. Jam duke e vlerësuar programin e tyre e sidomos në këtë kohë dhe mendoj qe edhe unë e të gjithë do ta zgjedhim me të mirin për të ardhmen tonë”, tha ajo.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017-të, këtë vit të drejt vote kanë më shumë se 115 mijë votues të rinj, tha për Radio Kosovën zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Në bazë të listës preliminare të votuesve për këto zgjedhje, kjo listë përmban 115 mijë e 215 emra të votuesve më shumë se sa lista përfundimtare të votuesve për zgjedhjet lokale të viti 2017”, tha ajo.

Elezi tha se janë duke pritur certifikimin e listës përfundimtare të votuesve, se sa nga këta votues i kanë mbushur 18 vjet në dy vitet e fundit, dhe sa janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror për votim.

Te fundit


Kthehu lart