1147 raste të reja me COVID-19 në Gjermani - Gazeta Express
string(42) "1147-raste-te-reja-me-covid-19-ne-gjermani"

1147 raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Gazeta Express

07/08/2020 11:03

Numri i rasteve të reja ditore në Gjermani është rritur për 1147 të premten, duke e çuar totalin në 214 mijë e 214, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”.

Numri i vdekjeve u rrit për tetë duke shkuar në 9183.

Lexo Edhe:

Të enjten ishin regjistruar për herë të parë më shumë se 1000 raste të reja ditore, që nga muaji maj.

Gjermania për valën e re të rritjes së rasteve të reja ka akuzuar qytetarët që po kthehen nga shtetet tjera, veçanërisht ata nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.