110 të kthyerit do të vendosen në Vranidoll, Express sjell fotot se si duket Qendra për Mbajtjen e të Huajve


Gazeta Express
20 Prill 2019 11:10

Dhjetëra gra dhe fëmijë, të afërm të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, janë kthyer mbrëmë në Prishtinë. Të kthyerit nga Siria aktualisht gjenden në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll, pak kilometra larg Prishtinës. Express iu sjell pamje nga hapësirat ku po mbahen ata.

Korridore të gjata e të ngushta të dërgojnë drejt dhomave të Qendrës së Mbajtjes për të Huajt në Vranidoll të Prishtinës. Brenda hapësirave të kësaj qendre, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës janë vendosur të kthyerit nga Siria.

Forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale janë duke mbajtur të rrethuar këtë qendër ku po qëndrojnë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria.

Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga frocat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër.

Shtoi se të njejtit kanë përjetuar peridhë traumatike ndërsa shteti do të merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

“Gra e fëmijë kemi arritur ti nxjerrim nga zonat e konfliktit, që janë shfrytëzuar dhe u është mohuar e ardhmja. Gratë dhe fëmijët meritojnë rehabilitim, e fëmijët e kanë vendin në shkolla.Kanë përjetuar peridhë të rëndë traumatike”, tha Tahiri.

Gazeta Express iu sjell pamje brenda objektit ku po mbahen aktualisht të kthyerit nga Siria.


Ndryshe, Gazeta Express kishte raportuar në dhjetor të vitit të kaluar për Qendrën e të Huajve në Vranidoll. Në atë kohë, brenda kësaj qendre po mbaheshin vetëm dy të huaj, njëri nga Libia e tjetri nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ata kishin qenë të vetmit që po mbaheshin në këtë qendër tash e sa kohë, ndonëse në fillim të vitit ishin rreth 40’të, shumica e të cilëve vinin nga Kina, Gjermania, Franca e Shqipëria, ndonëse këta të dy vijnë nga vende të tjera./Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart