110 persona u kthyen në Kosovë nga Siria, 74 janë fëmijë


Gazeta Express
20 Prill 2019 10:19

Dhjetëra gra e fëmijë janë kthyer mbrëmë në Kosova nga zonat e konfliktit në Siri. Për këtë ngjarje eshtë organizuar konferencë për media, ku janë dhënë detaje.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër.

Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe ministri i drejtësisë Abelard Tahiri i cili tha se Kosova me ndihmën e Amerikës ka kthyer dhjetëra qytetarë nga zonat e luftës.

Shtoi se të njejtit kanë përjetuar peridhë traumatike ndërsa shteti do të merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

“Gra e fëmijë kemi arritur ti nxjerrim nga zonat e konfliktit, që janë shfrytëzuar dhe u është mohuar e ardhmja. Gratë dhe fëmijët meritojnë rehabilitim, e fëmijët e kanë vendin në shkolla.Kanë përjetuar peridhë të rëndë traumatike”, tha Tahiri, transmeton Gazeta Express.

Kosova do të luftojë ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, tha ministri.

Te fundit


Kthehu lart