11 futbollistët që po e luajnë dekadën e katërt të karrierës - Gazeta Express
string(62) "11-futbollistet-qe-po-e-luajne-dekaden-e-katert-te-karrieres-2"

Gazeta Express

07/01/2020 12:10

11 futbollistët që po e luajnë dekadën e katërt të karrierës

Gazeta Express

07/01/2020 12:10

Aaron Wilbraham, 40 vjeç, dëshmoi në “FA Cup”, të shtunën, se ende ka një vend për veteranët në futbollin e sotëm elitar. Zlatan Ibrahimovic bëri dje rikthimin e tij në futbollin europian me Milanin, në moshën 38-vjeçare. Këta të dy janë pjesë e një grupi të përzgjedhur të futbollistëve, që kanë qenë profesionistë aktivë gjatë katër dekadave të fundit; përkatësisht në vitet 1990, 2000, 2010 dhe 2020. Kjo nuk është një listë shteruese, shumica ende presin të bëjnë paraqitjen e tyre të parë të viteve 2020, për shkak të pushimeve të dimrit, por ne kemi identifikuar 10 lojtarë të katër dekadave.

Tifozët e futbollit aq shpesh iu kthehen kujtimeve të viteve ’90. Ishte një epokë, që filloi me një nga Botërorët më të shkëlqyer të të gjitha kohërave në Itali, i cili u mbizotërua nga legjendat si Paolo Maldini, Marco van Basten dhe Zinedine Zidane. Një gjeneratë ka ardhur dhe ka shkuar që prej asaj kohe, por në mënyrë të jashtëzakonshme, ka ende një numër të bashkëkohësve të tyre, që akoma luajnë.

Lexo Edhe:

Zlatan Ibrahimovic
Ibrahimovic është rikthyer në Serie A në moshën 38 vjeç. Suedezi i ka bërë të gjitha në karrierën e tij 21-vjeçare, përveç faktit të jashtëzakonshëm që, pavarësisht se ka luajtur për gjashtë klube, nuk ka fituar dot Ligën e Kampionëve. Fatkeqësisht, nuk ka gjasa ta ndryshojë këtë fat tani, pasi Milani aktual nuk ka gjasa të rivalizojë në konkurrencën elitare të klubeve, sezonin e ardhshëm.

Gianluigi Buffon
Ndërsa është mbresëlënës fakti që Buffon është ende te Juventusi, pas një qëndrimi të shkurtër te PSG, e vërteta e trishtuar është se ato doreza me të vërtetë duhen varur tani. Kushdo që ka shikuar veteranin në dy sezonet e fundit, do të ketë qenë dëshmitar i një varg gabimesh prej moshës i fituesit të Kupës së Botës, shkruan Telesport.

Iker Casillas
Legjenda e Real Madridit ka qenë te Porto që nga viti 2015 dhe është ende zyrtarisht në “librat” e klubit portugez. Kjo, pavarësisht se pësoi një atak kardiak në maj, gjatë një seance stërvitore, dhe përfundoi në spital. Pas kësaj, ai u detyrua të mohojë raportet që kishin dale, se tërhiqej nga futbolli. Shpresat e tij janë që të luajë përsëri me Porto.

Claudio Pizarro
Sulmuesi i Werder Bremen tani është 41 vjeç dhe po luan sezonin e tij të 12-të radhazi në Bundesligë, ligë ku ka kaluar pjesën dërrmuese të karrierës, pavarësisht fillimeve në Peru dhe një qëndrimi të shkurtër te Chelsea.

Roque Santa Cruz
Nuk janë shumë lojtarë, që mund të thonë se kanë luajtur për Real Madridin dhe Blackburn Rovers në karrierën e tyre, një arritje mjaft e shkëlqyer. Sulmuesi në fjalë është duke luajtur akoma për Olimpia, në Paraguajin e tij të lindjes.

Gareth Barry
Ish-ndërkombëtari i Anglisë është padyshim në muzgun e karrierës së tij, por West Bromwich Albion ka vendosur ta federojë përsëri, deri në fund të sezonit. Kontrata e tij fillestare kishte skaduar gjatë verës dhe ai po stërvitej me klubin për t’u rikuperuar nga një dëmtim.

Artur Boruc
Portieri polak është akoma te Bournemouth, megjithëse i rëndojnë shumë këmbët tani. Karriera e Boruc ka qenë disi e nënvlerësuar. Ai ka fituar nëntë trofe të mëdhenj, gjë që shumë kolegë të tij nuk e arrijnë dot.

Shunsuke Nakamura
Duke folur për legjendat e Celtic, nuk ka si injorohet Shunsuke Nakamura. Ky emër të sjell direkt në mendje goditjen e tij ikonike kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve. Shumëkush mund të mos e dijë se ai luan akoma, tashmë me Yokohama FC.

Maxi Rodriguez
Anësori ka kaluar tri periudha të ndryshme në klubin e djalërisë, Newell’s Old Boys, megjithëse fitoi më shumë vëmendje tek Espanyol, Atletico Madrid dhe më pas, Liverpool. 39-vjeçari është ende duke bërë një punë të mirë në Argjentinë, me klubin  e vendlindjes.

Aritz Aduriz
Aduriz me të vërtetë po luan në dekadën e katërt dhe e priti sezonin e tij të 21-të me një fillim të jashtëzakonshëm, kur shënoi golin e vetëm të ndeshjes hapëse të këtij kampionati (La Liga). Ishte mahnitëse goditja me “gërshërë” e tij ndaj Barcelonës, në fitoren 1-0.

Aron Wilbraham
Sulmuesi anglez, që po shkon drejt të 41-tave, ka luajtur me shumë skuadra në vendin e tij. Aktualisht vesh fanellën e Rochdale. Ai dëshmoi në “FA Cup”, të shtunën, se ende ka një vend për veteranët në futbollin e sotëm elitar.