101 vite nga vdekja e Ismail Qemalit - Gazeta Express
string(36) "101-vite-nga-vdekja-e-ismail-qemalit"

Gazeta Express

24/01/2020 7:14

101 vite nga vdekja e Ismail Qemalit

Gazeta Express

24/01/2020 7:14

Sot janë bërë 101 vite që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës.

Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar 1919 në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Qemali është helmuar.

Lexo Edhe:

Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë.

Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë.