10 vite e dhunuar, abuzime seksuale nga 20 persona njëkohësisht, historia tragjike e një gruaje shqiptare në Itali


Gazeta Express
14 Gusht 2019 12:00

Mediat italiane shkruajnë sot për një ngjarje të rëndë të shtrirë 10 vite në kohë që i ka ndodhur një gruaje shqiptare.

Vetëm pas dhjetë vjet torturash dhe abuzime në grup zonja me origjinë shqiptare gjeti guximin të tregonte se çfarë po ndodhte në një apartament në provincën e Cosenzas.

Hetimet që hodhën dritë mbi çështjen zgjatën shtatë ditë dhe çuan në urdhrin e paraburgimit të lëshuar nga gjykatësi ndaj pesë personave për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.

“Në shtëpi gjithashtu u gjetën mjete për praktikat sadomazokiste (kënaqësi seksuale përmes dhunës)”, tha prokurori i çështjes.

“E gjitha filloi me një lidhje jashtëmartesore midis gruas shqiptare dhe një burrë, i cili me kalimin e kohës është kthyer në një makth të vërtetë.

Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale dhe shfaqje me burra të tjerë që me të vërtetë ishin zgjatur me kalimin e kohës: ata që përdhunonin viktimën ishin edhe 20 persona njëkohësisht.

Janë përdorur mjete për praktika sadomazokiste, të cilat u gjetën edhe në shtëpinë ku ndodhi tortura”,  raportoi Cataldo Pignataro, drejtor i Komisariatit të Corigliano Rossano.

Ndërsa të koordinuar nga kryeprokurori i Castrovillari, Eugenio Facciolla, dhe zëvendësprokurori Mauron Gallone, hetimet kanë çuar edhe në zbulimin e një plantacioni marijuane./Përshtati Gazeta Express

Corigliano Rossano, violenza sessuale di gruppo per 10 anni: «Anche in 20 contemporaneamente»

Te fundit


Kthehu lart