10 ditë fushatë, ku do t'i mbajnë tubimet e fundit të gjitha partitë politike - Gazeta Express
string(75) "10-dite-fushate-ku-do-ti-mbajne-tubimet-e-fundit-te-gjitha-partite-politike"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2021 13:18

10 ditë fushatë, ku do t’i mbajnë tubimet e fundit të gjitha partitë politike

Lajme

Gazeta Express

12/02/2021 13:18

Në mesnatë mbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Partitë politike deri në mesnatë kanë kohë që t’i bindin votuesit e regjistruar që të mbështesin subjektet e tyre. E shtuna ndërkaq, është heshtje zgjedhore. Gazeta Express sjell përmbledhjen, si do ta përmbyllin fushatën të gjitha partitë politike.

Më 14 shkurt qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Lexo Edhe:

Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit në secilin pjesë të Kosovës.

Por, si do ta përmbyllin partitë fushatën. Gazeta Express sjell listën:

Lëvizja Vetëvendosje:

Prej orës 12:30 Kandidatët e LVV-së kanë dalë në lagjet e sheshet e Prishtinës. Takimi me gazetarët në sheshin “Nëna Terezë”.

Në aktivitete në Prishtinë do të jenë Kandidati për Kryeministër Albin Kurti, ud. Presidentit Vjosa Osmani shoqëruar nga kandidatët për deputetë.

LVV ka njoftuar se në ora 14:00 do të jenë në qytetin e Lipjanit.

Në ora 16:30 do të vizitojnë lagjet 028 dhe 029 në Fushë Kosovë.

Partia Demokratike e Kosovës:

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj sot do të vizitojë Vushtrrinë dhe Podujevën.

Në ditën e fundit të fushatës, Hoxhaj do të jetë në ora 16:00 në Vushtrri ndërsa në ora 17:30 në Podujevë.

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidat për kryeministër, Avdullah Hotin e kabërë të ditur agjendën për sot  në ditën e fundit të fushatës.

“Ju njoftojmë që mbyllja e fushatës së LDK-së do të jepet live në faqen zyrtare të LDK-së dhe kandidatit tonë për Kryeministër, Dr. Avdullah Hoti në orën 18:00, ndërsa live do të jepet edhe në: Në Prishtinë, në led monitorin mbi Hotel Grand; Në Ferizaj, oborri i Rest. “Kruja” lagjja Dardania; Në Pejë, në led monitorin në hyrjen e qytetit, te rreth-rrotullimi Kastrati; Live në T7 dhe Kanal10 në orën 18:00, ndërsa në RTV 21 në orën 19:40; Po ashtu live do të jepet edhe në qendrat tjera ku ndërkohë do t’i përcjellim lokacionet e sakta”, thuhet në njoftim.

Tashmë, Hoti ka bërë të ditur se është duke pirë kafe me kandidatët e Prishtinës nga ku subjekt për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj për sot ka paraparë disa aktitete.

Në ora 11:00, AAK ka mbajtur takim zgjedhor në Lipjan, ndërsa në ora 13:00 në Podujevë.

Aleanca ndërkaq përmbyllë fushatën zgjedhore në Prishtinë sot në ora 16:00.

NISMA Socialdemokrate:

Partia që udhëhiqet nga Fatmir Limaj ka njoftuar sot se tubimi përmbyllës i tyre do të mbahet në Prizren.

Sipas njoftimit të Nismës, tubimi do të mbahet në ora 17:00, në Sallën e Sportit të shkollës “Fadil Hisari” në Prizren.

Përgjatë 10 ditëve, subjektet politike kanë shpalosur programet e tyre para elektoratit në secilin pjesë të Kosovës.

Siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Gjatë periudhës së aplikimit, KQZ-ja ka pranuar gjithsej 130 mijë e 168 aplikacione për regjistrim.

Pas vlerësimit të aplikacioneve janë aprovuar 102 mijë e 100 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 28 mijë e 68 aplikacione.

Arsyet e refuzimit janë të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre, 15 mijë e 933 aplikues janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11 mijë e 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk i kanë dëshmuar ose identitetin ose kriterin e zotësisë juridike dhe ose aplikacionet për regjistrim kanë qenë të panënshkruar./GazetaExpress/