

8 Nëntor 2019 23:14
Gjykata në Roterdam të Holandës ka dënuar nga 5 deri në 7 vjet me burg, 7 të dyshuar për transportimin e mbi një ton kokaine në port përmes kontenierëve.
Mes të dënuarve është dhe një shtetas shqiptar, pjesë e bandës së kokainës dhe i dënuar me burg.
Sipas medias holandeze, grupi kishte të fshihte mes peshqve të ngritë në një kontenier një sasi të madhe prej 1 tonësh kokainë. Dërgesa ishte nisur me kontenier nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë në korrikun e vitit të kaluar.
Media holandeze nuk e ka bërë të ditur ende identitetin e shqiptarit të dënuar. Mes të dënuar është dhe një shtetas amerikan.
Nëse droga do të dilte në treg, vlera e saj llogaritet në rreth 22 milionë euro./Express