1 mijë euro gjobë për punëtoren shëndetësore e cila e infektuar theu masën e vetizolimit e doli në qytet - Gazeta Express
string(104) "1-mije-euro-gjobe-per-punetoren-shendetesore-e-cila-e-infektuar-theu-masen-e-vetizolimit-e-doli-ne-qytet"

Gazeta Express

07/07/2020 15:43

1 mijë euro gjobë për punëtoren shëndetësore e cila e infektuar theu masën e vetizolimit e doli në qytet

Gazeta Express

07/07/2020 15:43

Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë i ka shqiptuar gjobë prej 1 mijë euro punëtores shëndetësore në Prishtinë, pasi që e njejta edhe pse kishte rezultuar pozitive për COVID-19, e kishte thyer masën e vetizolimit dhe kishte shkuar në qytet, raporton Express

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna e Vushtrrisë ka bërë me dije se për rastin në fjalë janë njoftuar nga raportimi i qytetarëve.

Lexo Edhe:

“Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë, duke vepruar sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me datë 07.07.2020, në bazë të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, i ka shqiptuar qytetares L.B, punëtore shëndetësore në Prishtinë, gjobë prej 1000€ për shkelje të vendimit për vetizolim pasi e njejta kishte rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe e ka thyer vetizolimin duke dalur në qytet”, thuhet në njoftim./Express